Aktualisht, Serbia po demonstron kapacitetet e veta të fuqisë ushtarake, në prag të marrëveshjes së paqes për mos sulmim në mes Kosovës dhe Serbisë, propozuar nga Kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel.
Referuar zërave të ditëve më parë se, Gjenerali Dikoviç kërcënon Kosovën me invazion ushtarak, kjo duhet të përbej shqetësim serioz për sigurinë nacionale.
Në vend të marrëveshjes së paqes për mos sulmim me Serbinë, Kosova duhet të punoj që të bëj një TRAKTAT PËR MBROJTJE USHTARAKE me shtete partnere strategjike, si SHBA apo Izraeli.
Një Traktat i tillë me SHBA-në, mund të jetë i modelit të njëjtë si ai që kanë SHBA-të me Korenë e Jugut.
Kjo mund të bëhet edhe me më shumë shtete partnere bilateralisht si, Anglia, Gjermania, Turqia, Shqipëria, Kroacia dhe shtete fqinje të Ballkanit perëndimor.
Ajo që rezulton nga katër pikat e “marrëveshjes” të propozuara në Bruksel, kur të kalohen në filtrin e analizave inteligjente në kontekst, na tregojnë matshmërishtë se do të qojnë në shpërbërjen e shtetit të Kosovës.
Kosovën e kthejnë, nga përparësitë e marrëveshjes Ahtisari dhe e zbresin në nivel të marrëveshjes me Serbinë;
Nga parimet e dialogut të miratuara nga kuvendi me rezolutë dhe Platformën e parimeve të dialogimit, në propozim marrëveshje të tilla që e devalvojnë karakterin unitar të shtetit, të përcaktuar edhe me Kushtetutë.
Nga partneriteti ndërveprues me NATO-n dhe FA të SHBA-së, në marrëveshje ushtarake me Serbinë gjegjësisht kthim nën partneritet ushtarak të Serbisë;
Nga kërkesa për një marrëveshje ndërkombëtare për ndalim të armatosjes së Serbisë, në një marrëveshje që e kthen në padron hegjemon ushtarak të rajonit;
Nga qeveri nënshkruese e marrëveshjes së Uashingtonit, në argat të Vuçiqit për prishjen e saj, që e ka për synim të mos e qoj ambasadën serbe në Jerusalem dhe kthim në mekanizma rajonal ku dominon Serbia që as e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ende e mbanë në Kushtetutë, si pjesë të sajën;
Nga kërkesa për integrim politik e ushtarak të vendit në NATO, përkatësisht të FAK me ato KPO që kemi, njëqas’shmërisht me anëtarësimin në OKB, në një “marrëveshje të paqes për mos’sulmim ushtarak” , që i mundëson Serbisë të kërkoj nga KS/OKB, tërheqjen e KFOR nga Kosova meqë ka “vendosur paqe” dhe kemi marrë “zotim për mos sulmim”, me marrëveshje bilaterale, ndaj dhe s’ka më arsye të qëndroj NATO/KFOR në Kosovë.
Nga mekanizmi evropian CEFTA në SEFTA, një mekanizëm provizor analog në qëllim e përmbajtje me projektin “Shengeni ballkanik” Made in Vucic – Rama, që zyrtarizon po ashtu, “korridorin” e Blerim Rekes për shyrirje të hegjemonise ekonomike të Serbisë, si dhe fuqizon pozicionin e qeverisë Kurti2, për moszbatimin e “Marrëveshjes së zotimeve” të arritur në Shtëpinë e bardhë, nën garancën e SHBA;
Nga e drejta historike, etnike dhe politike e shqiptarëve autokton në tokat e tyre në Luginë, Sanxhak, e gjetiu, në reciprocitet që është formula mohuese dhe e pakrahasueshme me status të serbëve kolon në veriun e Kosovës;
Nga institucion i pavarur kushtetues i shtetit të Kosovës, KQZ dhe sistemin zgjedhor de facto i jepet Vuçiqit nën kontroll;
Nga padia kundër shtetit të Serbisë dhe udhëheqjes së lartë shtetërore, që janë pjesa e rexhimit kriminal të Milisheviçit, Vuçiq, Daçiq, Gjeneral e tjerë, në kërkesë për shkarkimin nga udhëheqësi i komisionit për të pagjeturit serb, ulet në nivele përgjegjësie lokale të ish -gradonaqellnikut të Prishtinës në atë kohë;
Këto nuk i shërbejnë stabilitetit të Kosovës.
Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës dukshëm ka tentim që ta nxjerrë shtetin nga rruga e tij euroatlantike dhe ta orientojë në ndonjë aleancë midis shteteve të Ballkanit jo vetëm përmes marrëveshjeve politiko- ekonomike por edhe ushtarake.
Këto dhe zhvillimet e brendshme përmes masave administrative pa veprim procedural ligjor, sistemi arsimor, shëndetësor e social dekadent, ndikojnë në stabilitetin politik, ekonomik dhe zhvillimor të vendit përkatësisht në sigurinë nacionale.