Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë. Kryetari i kësaj Shkodran Imeraj, tha se mospublikimi i kësaj marrëveshje lë të nënkuptohet se ajo është në dëm të banorëve e në favor të Manastirit të Deçanit. Sipas tij, manastir më shumë kryen misione diplomatike si ambasadë ruse e serbe në Kosovë.Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministrit Avdullah Hoti tha se me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …