Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Dega në Deçan, ka shpallur tradhtare të popullit kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama – Hajrizi, pas shpalljes së aktgjykimit në lidhje me çështjen kontestuese në mes të Ndërmarrje shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” dhe Manastirit të Deçanit, ku të gjitha pronat i bëhen tapi Manastirit të Deçanit. Në një komunikatë për media LHK “Ali Hadri,Dega në Deçan, aktgjykimin e nënshkruar nga Rama – Hajrizi e konsideron se është bazuar në vendimet e kohës së Sllobodan Millosheviqit, duke kërkuar që Rama – Hajrizi të jap dorëheqja nga posti i kryetares së Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetues Nr. ref. AGJ 943/16, i nënshkruar nga Arta Rama-Hajrizi si kryetare e Gjykatës është akt tradhtie dhe i pa precedent, ngase është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës se Kosovës dhe në kundërshtim të plotë me interesin e përgjithshëm të popullit shqiptare të Kosovës, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …