Historianët e Deçanit: Prijësit e Manastirit të Deçanit bekonin paramilitarët serbë

Historianët e Deçanit: Prijësit e Manastirit të Deçanit bekonin paramilitarët serbë

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, dega në Deçan, përmes një komunikate i ka kërkuar sërish Qeverisë për të ndërhyrë në kontestin pronësor mes komunës së Deçanit dhe Manastirit për çështjen e pronave të ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Kjo shoqatë tërheq vërejtjen se pasojat e radikalizmit të aktiviteteve do t’i bartë vetë tradhtarja e popullit Arta Rama-Hajziri, e cila se kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, ka legalizuar vendimet e kohës se Millosheviqit. “Kryesia e LHK ‘Ali Hadri’ dega në Deçan, thekson se gjykatëset e Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës, Arta Rama-Hajriz, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi dhe Gresa Caka-Nimani, nuk janë gjë tjetër vetëm mbeturina të regjimit të Millosheviçit dhe nuk janë gjë tjetër ma shumë se sa tradhtare të popullit, gjykatëse pro serbe dhe në gjenet e tyre nuk ka gjak shqiptari, pasi që të tria bashkë kanë legalizuar vendimet e kohës se Millosheviçit duke vendosur për t’i falur prona publike Manastirit të Deçanit”, thuhet në njoftim. Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës ‘Ali Hadri’, ka përkujtuar se ishin pikërisht prijësit e Manastirit të Deçanit, ata të cilët në kohën kur populli i Deçanit, bënte luftë për çlirim nga okupimi serb  gjatë vitit 1998-1999, në mesha të organizuar vetëm për paramilitare serb, kanë tymosur dhe lagur me ujë qindra paramilitarë serb, duke i bekuar e urdhëruar për të kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Deçanit por edhe me gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …