Në 104-vjetorin e Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, dhe në 83-vjetorin e atentatit kundër prijësit të kësaj kryengritjeje, atdhetarit, Hasan Prishtina, sot një delegacion nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Mehmet Prishtina, i cili pa asnjë fakt relevant pretendon se është trashëgimtarë i Hasan Prishtinës, vunë kurora lulesh para përmendores së heroit kombëtar të të gjithë shqiptarëve, në Shkup. Delegacioni i historianëve udhëhiqej nga kryetari Skender Asani dhe historiani Nebi Dervishi, dhe veprimtarë të tjerë. Në 83 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës, ministritë e kulturës në Tiranë dhe në Prishtinë nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet përkujtimor.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …