Historianët shprehin ngushëllime për vdekjen e kolegut të tyre, prof.dr.Izber Hotit Mbrëmë në orët e vona të natës, ka ndërruar jetë në moshën 72- vjeçare një prej historianëve më të shquar shqiptar, Izber Hotit. Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët. U prehsh në paqe profesor!
Izber Hoti
(1948-2020)
Izber Hoti u lind më 15 gusht 1948 në fshatin Revuçë afër Podujevës. Shkollën fillore, Normalen, Fakultetin Filozofik, Degën e Historisë, dhe studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë, ku magjistroi dhe doktoroi. Gjashtë vjet ishte mësues në Prishtinë, kurse në Institutin e Historisë së Prishtinës u punësua më 1976. Magjistroi me temën: “Prishtina dhe rrethina ndërmjet dy luftërave botërore”, në fund të vitit 1978, ndërsa doktoroi më 1981, me temën: “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prishtinë dhe rrethinë 1941-1945”. Mori pjesë në tubime të ndryshme shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, si dhe recensoi dhe redaktoi shumë punime e vepra shkencore nga fusha e historisë. Merret kryesisht me historinë e shekujve XIX-XX. Nga viti 2013 ishte në pension.
Edhe pas pensionimit, prof.Izberi ishte aktivë në jetën shkencore. Së fundmi, ai ishte pjesë e projektit më të ri shkencor të Institutit, autor i disa njësive në projektin “Historia e Kosovës”.
Botime të veçanta: Lëvizja Nacionalçlirimtare në Prishtinë dhe rrethinë (1941-1945), Prishtinë: Instituti i Historisë, 1986; Lëvizja ilegale antifashiste në Kosovën Lindore 1941- 1944, Prishtinë, 1990; Zhvillimi i mendimit historik dhe i historiografisë, Prishtinë, 1994; Qëndrimi i diplomacisë italiane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve (1930-1941), Prishtinë: Instituti i Historisë, 1997; Forcat e armatosura në Kosovë gjatë Instituti i Historisë 152 Luftës së Dytë Botërore, Prishtinë: Instituti i Historisë, 1998; Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë (1941-1945), Prishtinë: Instituti i Historisë, 1999; Prishtina dhe rrethina ndërmjet, dy luftërave botërore, Prishtinë: Faik Konica 2010.