Pëllumb Xhufi: Shqipëria e kuislingëve

Historiani dhe intelektuali, Pëllumb Xhufi, në një intervistë për Vox News ka folur edhe për 30 vitet e fundit të shkatërrimeve, në Shqipëri

Historiani, Pëllumb Xhufi  ka thënë se  janë 30 vjetët e kaluara  të krizës totale, që i kanë  lënë shqiptarët pa punë, pa bukë, pa drejtësi, pa rend, pa mbrojtje, pa shkollë, pa ideale, pa moral, pa nder, pa dinjitet. Ky është mëkati i pafalshëm i klasës sonë politike të kësaj periudhe 30-vjeçare, e cila duhet të kishte qenë periudha e një zhvillimi e progresi spektakolar. U zhbë gjithçka. Fusha bregdetare, nga Kopliku i Shkodrës në Vrinë të Sarandës, e sistemuar, bonifikuar, ujitur,  u kthye në truall banimi dhe sot është jashtë funksioni. Miliarda dollarë punë e djersë të shqiptarëve shkuan dëm. Dhe ne sot jemi pa grurë e pa qepë. E njëjta gjë ka ndodhur me fushat pjellore të Dibrës e të Korçës. U privatizuan, u shfrytëzuan barbarisht e sot janë kthyer në kohët parahistorike minierat e kromit, ku sot njerëzit rrezikojnë kokën për të nxjerrë me hejbe ndonjë copë minerali. U privatizua, u mol e u vodh barbarisht industria e naftës, ajo e hidro-energjisë. U mbyllën e u shitën për skrap uzina e prodhimit të plehrave azotike në Fier, me teknologji të avanguardës, e ndërtuar nga kompania italo-amerikane Mont-Edison. U mbyllën e u dërguan për skrap uzina e telave-Shkodër, uzina e shkrirjes së kromit-Burrel, Uzina e përpunimit të naftës-Ballsh, uzina e instrumentave-Korçë, kombinati siderurgjik-Elbasan, uzina e traktorëve-Tiranë e të tjera e të tjera…Dhe kështu, ministrat e kryeministrat tanë të të gjitha ngjyrave, shitën për skrap tanket, avionët, topat, mitralozët, kallashët, raketat, predhat, fishekët, deri tek copa e fundit. Deri sa plasën, bashkë me Gërdecin e babëzisë së tyre. Shkatërrimi i ushtrisë e në përgjithësi i gjithë mekanizmave të sigurisë kombëtare, është një nga gjëmat më të mëdha antikombëtare që politikanët e këtyre dekadave të fundit i kanë bërë vendit të vet. Dhe të jeni i bindur, se historia do i dënojë. Por për inatin e turpin tonë, atëherë ata do jenë duke bërë gjumin e përjetshëm, “si derra të kënaqur”, do të thoshte i madhi Migjen, ka thënë mes tjerash, historiani, Pëllumb Xhufi. ( kliko, Intervista!)

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …