leoni

Historiani gjerman, Peter Bartl është nderuar në Tiranë me çmimin “Medalja e Mirënjohjes”

Historiani gjerman, Peter Bartl është nderuar në Tiranë me çmimin, “Medalja e Mirënjohjes”

Historiani gjerman, Peter Bartl është nderuar në Tiranë me çmimin “Medalja e Mirënjohjes” nga kryetari në largim

Historiani gjerman, Peter Bartl, për dhjetëra vite me radhë ka bërë hulumtime e studime historike për Shqipërinë, mes të cilave, së fundi “Albania Sacra” për të cilin thotë: “Kam qenë shumë gjatë në arkivin e Vatikanit në Romë dhe prej aty vjen punimi me dokumentat arkivore kishtare, që përmbajnë shumë edhe mbi historinë jo vetëm kishtare, por edhe laike të shqiptarëve…”

Në një intervistë dhënë radios DW në Gjermani, Bartl pyetet ndër të tjera për rishikimet e historisë shqiptare, nëse ajo ka nevojë për të përmirësuar diçka.

Dhe Bartl thotë ndër të tjera:

“Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korrigjuar. Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim. Shqiptarët ishin pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane. Ata kishin edhe pjesën e tyre në historinë osmane.

Ky përfaqësim ishte i madh në proporcion me numrin e popullatës shqiptare. Më shumë se 30 vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. Pastaj shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar shumë në ushtrinë osmane. Ata kanë luajtur pa dyshim një rol dhe sipas mendimit tim është e gabuar që këto 450 vjet të fshihen nga historia e Shqipërisë dhe të bëhet, sikur shqiptarët s’kanë bërë asgjë tjetër, veçse të shkundnin nga vetja sundimin turk. Kjo ka qenë kështu vetëm pjesërisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …