Historiani Kristo Frashëri ka lënë dëshminë më të vyer për vendndodhjen e origjinalit të Dokumentit të Pavarësisë

Historiani Kristo Frashëri ka lënë dëshminë më të vyer për vendndodhjen e origjinalit të Dokumentit të Pavarësisë

Historiani Kristo Frashëri ka lënë ndoshta dëshminë më të vyer lidhur me vendndodhjen e origjinalit, por ai nuk përmendi emër gjatë kësaj dëshmie. Në një intervistë për DITA pak përpara se të ndërronte jetë, Frashëri tha se një person ia ka treguar këtë dokument në 1962, por nuk ka pranuar ta dorëzojë zyrtarisht: Ky dokument doli në dritë në 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë… Unë kam folur vetë me këtë person dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte Muzeut kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë, nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale”, kishte thënë  Kristo Frashëri.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për imunitet, në urdhër-arrestet kundër Benjamin Netanyahut

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për …