Hodaj: Në padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë do të përfshihet persekutimi i shqiptarëve, fshehja e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi

Duke folur për padinë e paralajmëruar që institucionet e Kosovës pritet t’ia bëjnë Serbisë, avokati, Taulant Hodaj ka thënë se në padinë ndaj saj për gjenocid në Kosovë do të përfshihet persekutimi i shqiptarëve, fshehja e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi. Gjatë intervistës për mediumin “Al Jazeera” ai ka theksuar se provat e siguruara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY), ku vërtetohet se ekzistonte një plan i institucioneve në Serbi për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga Kosova, përfshirë fshehjen e trupave dhe transportimin e tyre në Serbi.  Çështje të tilla dhe çështje të tjera të ngjashme përbëjnë bazën për një proces gjyqësor. Ka prova të tjera dhe ngjarje të tjera që do të dokumentohen mirë dhe që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor. “Unë besoj se kërkimi i drejtësisë dhe ndëshkimi i atyre që kanë kryer krime lufte, përfshirë gjenocidin, nuk duhet të jetë pengesë për faktin se një çështje e tillë do të trajtohet dhe vendoset nga një forum ndërkombëtar, në këtë rast Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka theksuar në mes tjerash gjatë intervistës, avokati, Taulant Hodaj.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …