Avokati i licencuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka deklaruar se prokuroria e Gjykatës Speciale është e obliguar t’ia dorëzojë provat shfajësuese mbrojtjes së të akuzuarve në këtë gjykatë. “Prokuroria e ka një provë ose informacion të cilin e ka marrë në mënyrë konfidenciale dhe e trajton të privilegjuar atë informacion për arsye se dhënësi i informacionit ka bërë marrëveshje me prokurorinë. Në raste të tjera kur prova shfajësuese nuk i shpalosen që të gjitha mbrojtjes janë ato kur cenohet hetimi aktual ose hetim i ardhshëm” është cituar të ketë deklaruar avokati, Taulant Hodaj. Ai ka shtuar më tutje se në shikim të parë nuk shihet që ato bëhen pjesë në këto kufizime sepse ato janë prova shumë të përgjithshme dhe nuk shihet që ato mund të cenojnë apo rrezikojnë sigurinë e ndonjë dëshmitari.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …