leoni

Holanda është përshirë nga protestat kundër koronavirusit, të cilat janë përshkallëzuar sidomos në Amsterdam

Holanda është përshirë nga protestat kundër koronavirusit, të cilat janë përshkallëzuar sidomos në Amsterdam

Mijëra qytetarë holandezë kanë protestuar në Amsterdam  kundër masave të përforcuara nga Qeveria lidhur me mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit korona. Protesta është shoqëruar me rrahje e kacafytje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve të shumtë të kanë bllokuar sheshet. Në faqet e internetit  qarkullojnë  pamje, foto e video ku shihet edhe ndërhyrja e policisë duke u kthyer kryeqytetin  në një arenë beteje me qytetarët. Tronditës është edhe fakti pasi në video shihet se policia ka përdorur qentë për të shpërndarë turmën, ku shihet se janë lëshuar dhe kanë kafshuar një protestues. Kjo situatë tensionuese erdhi si pasojë e heqjes dorë nga autoritetet lokale mbi kontrollin e protestës duke lëshuar policinë mbi protestuesit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …