Evro-deputeti holandez, Reuten ka reaguar ashpër pasi një ditë më parë çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u ndërlidh me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS. Reuten ndërlidhjen e liberalizimit të vizave me sistemin ETIAS e ka quajtur arsyetim për të shtyrë këtë çështje. Kjo është e turpshme, dhe e papërgjegjshme. Tha ai. Pas një raporti jashtëzakonisht pozitiv shtesë për udhëtimin pa viza për Kosovën me kërkesë të Holandës, ky vend i bashkohet një grup vendesh që kanë dalë me një justifikim të ri për të shtyrë sërish vendimin”, shkruan Reuten. Dje u mbajt në Bruksel takimi i Grupit Punues, ku në rend të ditës ishte diskutimi për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mbledhja ishte e mbyllur për media ndërkaq u bë e ditur se u theksua që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.
