BE - SHQIPËRI

Holanda – Shqipërisë: Pajtohemi me ndërtimin e kampeve për azilkërkues por jo si kusht për aderim në BE

Holanda, në mënyrë cinike konstaton  se Shqipëria mund të ecë përpara me sundimin e ligjit dhe për këtë ne e trimërojmë, por bisedimet rreth  anëtarësimit, në fund të fundit nuk do të thonë edhe aderim në BE. Ne thjesht do t’i vëmë në rresht, pastaj sesa shpejt do të ndodhë bashkimi, ajo është çështje tjetër. Holanda ndërkohë e mbështet propozimin e Donald Tuskut për krijimin e platformave të azilkërkuesve jashtë Evropës. Kryeministri, Mark Rutte, thotë se planet e presidentit të Këshillit Europian nuk janë përvijuar ende qartë, por ndërkohë 3 janë emrat vendeve të përmendura, për krijimin e kampeve të azilkërkuesve: Tunizia, Egjipti dhe Shqipëria, e cila si shtet me shumicë të besimit islam krahasohet  me shtetet e Azisë dhe të Afrikës. Cinizmin dhe injorimin e shteteve të BE-së kundër Shqipërisë dhe Kosovës, politikanët tanë e gëlltisin me mjerim,  pa marrë guxim të kundërpërgjigjen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …