Hollanda kërkon që Komisioni Evropian t’i ndërpresë negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE. Politikanët holandezë kërkojnë që të pezullohet udhëtimi pa viza i serbëve nëse Beogradi vazhdon ta ndjekë kursin e tij duke mos i vënë sanksione Rusisë. Portali holandez, NOS, raporton se VVD dhe PvdA, dy partitë politike në Amsterdam, duan që në Bruksel të propozohet një procedurë e re e pranimit të kandidatëve për anëtarësim në BE. Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe për këtë arsye merr miliarda euro ndihmë. Në një mocion që ai do ta paraqesë sot shkruan se Komisioni Europian duhet të jetë në gjendje të merret me kandidatët për anëtarësim që nuk përshtaten me politikën e jashtme të Brukselit. Serbia dëshiron të mbetet në favor të Rusisë dhe në të njëjtën kohë të bëhet anëtare e BE-së. Përveç kësaj, ata duan ta mbajnë udhëtimin pa viza, por vendi gjithashtu vepron si një port tranziti për emigrantët e paligjshëm. Nëse qeveria serbe vazhdon ta ndjekë këtë kurs, si procesi i anëtarësimit në BE ashtu edhe udhëtimi pa viza për serbët, duhet të pezullohet”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …