Kryetari i Francës, Francois Hollande, kërkon të bëhen ndryshime kushtetuese në mënyrë që qeveria të mund e tërheq shtetësinë për personat e dënuar për terrorizëm, që janë lindur në Francë dhe kanë shtetësi të dyfishtë. Gjatë fjalimit të tij në seancën e përbashkët të dy Dhomave të Parlamentit të Francës, ai ka theksuar se “duhet të jemi të aftë ta tërheqim shtetësinë franceze të personit të dënuar për kërcënimin e interesave të vendit ose për akte terroriste”. Sipas ligjit aktual francez, tërheqja e shtetësisë mund të zbatohet vetëm te njerëzit që janë bërë shtetas të naturalizuar, nëse ata kanë shtetësi të dyfishtë. Ndërkohë bëhet e ditur se forca të shumta të policisë janë dërguar pranë një ndërtese në rrugën e Pragës, “Strasbourg-Neudorf”, në qytetin e Strasburgut, vetëm pak orë pasi është siguruar një dekret qeveritar për ndalimin e trafikut në seksionin francez të urës së Evropës, që lidh Gjermaninë me Francën, për shkak të gjendjes së emergjencës së vendosur në Francë, e që kryetari Fransua Hollande e shtyu edhe për 3 muaj të tjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …