HOMAZHE DHE NDERIME PËR DËSHMORËT E BETEJËS SË “MILESKËS”

Sot, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, vazhdoi homazhet te heronjtë: Mensur Zyberaj, Ismail Gashi, Habib Gashi, Kurtish Hasani dhe Bedri Berisha, të cilët u përjetësuan në betejën e përgjakshme të “Mileskës” më 28 maj 1999. 28 maji është skalitur me shkronja gjaku në historinë e popullit të Rahovecit, ngase në këtë datë të vitit 1999 në fushë të nderit ranë shumë dëshmorë në betejën e ashpër dhe të pabarabartë që u zhvillua në zonën e Mileskës, në trekëndëshin Pojatat e Mullaabazëve – Krushë e Madhe – Qëndresë (ish Randobrava). Lavdi dëshmorëve: Bekim Sylka, Sadedin Hajda, Mexhit Mustafa, Milaim Morina, Xhevdet Krasniqi, Mensur Zyberaj, Ismail Gashi, Habib Gashi, Kurtish Hasani, Bedri Berisha, Manush Berisha, Agron Bytyçi, Selim Berisha, Xhevat Elshani, Alajdin Elshani, Bajram Sallahaj, Sadri Krasniqi dhe gjithë dëshmorëve anë e kënd Anadrinit e Dukagjinit! Lavdi e përulje dëshmorëve nga e gjithë Kosova, që mbetën në arenën e luftimeve-me pushkë në dorë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …