Homazhe me rastin e 5 dhe 6 majit në përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të komunës së Deçanit

Me rastin e 5 dhe 6 Majit, data ku përkujtohen heronjtë, dëshmorët e martirët e Kombit nga Komuna e Deçanit, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtor dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe pran lapidarëve të dëshmorëve dhe martirëve të cilët ranë gjatë luftës kundër okupatorit serb. Kryetari Ramosaj me këtĽ rast ka thënë se: Sot, kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e kombit para të cilëve përulemi me respektin më të madh, përulemi ndaj sakrificës dhe gjakut të të rënëve për Atdhe! Sot është dita e dhimbjes dhe krenarisë, është dita ku secili prej nesh nderojmë e kujtojmë me krenari dëshmorët e martirët e kombit, kujtojmë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Gjaku, sakrifica dhe vepra e tyre është amaneti më i madh që i mbetet atdheut! Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë!

Lavdi!

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …