leoni

Homazhe në Fushë Arrëz, në kujtim të aksidentit ku humbën jetën 15 maturant malishevas

Në Fushë Arrëz të Shqipërisë, janë bërë homazhe në prag të përkujtimit të aksidentit të ndodhur 15 vite më parë (më 14 tetor 2004), ku humbën jetën 15 maturantë gjimnazist nga Malisheva, përderisa po ktheheshin nga ekskursioni i organizuar nga ana e shkollës së tyre. Homazhe në kujtim të 15 maturantëve, kanë bërë një delegacion i gjerë nga Komuna e Malishevës dhe Bashkia e Fushë Arrëzit, në përbërje, Ragip Begaj, Kryetar i Malishevës, Hajdin Berisha, nënkryetar, Majlinda Tota, zëvendëskryetare e Fushë Arrëzit, Tomë Curri, sekretar i bashkisë, Blerim Thaçi, drejtor i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, drejtorët komunal Bashkim Krasniqi dhe Dibran Kastrati, pastaj drejtorë të drejtorive në Fushë Arrëz, ish drejtori i gjimnazit, Januz Kastrati dhe përfaqësuesi i familjeve të maturantëve, Osman Suka. Sot në Fushë Arrëz, u bënë homazhe në vendin e ngjarjes, ku janë vendosur lule dhe janë bërë nderime para lapidarit të ngritur, ndërsa të hënën më 14 tetor, si zakonisht në ora 14, do të përkujtohen dhe do të bëhen homazhe në varrezat ku janë të varrosur 15 maturantët gjimnazist të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …