Në 26-vjetorin e ditës së dëshmorëve dhe ditës së Brigadës së UÇK-së “121 Ismet Jashari-Kumanova,” më 25 gusht 2024, do të mbahen homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Kleçkë nga ora 10:00 deri në 11:00. Ky aktivitet është organizuar për të nderuar veprën dhe rënien heroike të dëshmorëve të kombit.
Në kuadër të këtij përvjetori po këtë ditë nga ora 12:00-16:00 nga veteranët e fshatit Ngucat në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në ambientet e “Kodra e UÇK-së” në Ngucat organizohet dhënja vullnetare e gjakut.
Nderimi dhe mirënjohja për dëshmorët dhe luftën e shenjtë të UÇK-së janë elemente thelbësore që forcojnë themelet e shtetit të Kosovës dhe kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhme të ndritur për shoqërinë tonë. Dëshmorët e kombit përfaqësojnë vetë lirinë e vendit tonë.
Lavdi të rënëve për liri!