Komuna e Junikut, familja dhe bashkëqytetarët me një minut heshtje pranë lapidarit të heroit Edmond Hoxha kujtuan ditën e lindjes së një djali, studenti e patrioti të jashtëzakonshëm që në këtë datë i lindi Junikut, më vonë për ta pasuruar historinë e lavdishme kombëtare duke u shëndrruar në nderë të vendlindjes, shtetit e kombit. Vendlindja, bashkëqytetarët dhe mbar kombi shqiptar do e kujtojnë përherë me krenari e nderë jetën dhe veprën e Edit.
“Nuk ka vdekje më të bukur se sa të vdesësh për atdhe dhe të mbulohesh me flamur”-Edmond Hoxha.