Në 23 vjetorin e rënies heroike, në nderim të heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu u bënë homazhe në Junik, Gllogjan e Prishtinë, pranë shtatores së heronjve dhe lapidarit në vendin e rënies heroike në Pestovë, për të vazhduar me organizimin e Turneut Tradicional “Kupa e Qyteteve” në nderim të jetës dhe veprës së Heronjve të Kombit Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu nën patronatin e kryetarit të Komunës së Junikut Agron Kuçi dhe Federatës së Futbollit të Kosovës me datën 01 Shkurt (e shtunë), me fillim në ora 11:00, në Palestrës Sportive Ereniku në Junik.