Homazhe në Vitak në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së

Në 23 vjetorin e rënies së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Lushtaku, Sadik Haziraj, Mustafë Qorraj, Arben Nura e Fazli Beqiri, dhe dëshmorëve e martirëve të Vitakut, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, deputetja e Parlamentit të Kosovës, Ganimete Musliu, komandantë e bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryesuesja e Kuvendit Komunal Adelina Spahiu, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familjarët dhe qytetarët të shumtë, kanë bërë homazhe, fillimisht në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, pastaj te lapidari i dëshmorëve dhe martirëve në Vitak, në Pemishtë si dhe në fshatin Açarevë, te lapidari i dëshmorëve dhe martirëve.

Në të gjitha këto aktivitete përkujtimore, është shprehur respekt dhe lartësuar vepra e dëshmorëve dhe martirëve, sakrifica e të cilëve solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq në fshatin Pemishtë, është mbajtur një manifestim dhe është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për shtëpinë që kishte shërbyer gjatë viteve 98-98 si Shtab i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht i Togut I-rë.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …