Homazhe për imzot, Rrok Mirditën

Në Katedralen e Shën Palit në
Tiranë, sot gjatë ditës janë mbajtur homazhe për imzot, Rrok Mirditën, Arkipeshkvin
e Tiranës dhe Durrësit, i cili vdiq të hënën pas një sëmundje të rëndë. Krerët
e lartë të shtetit kanë nderuar akripeshkvin e ndjerë, duke vlerësuar lartë veprën
e tij. Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani u shpreh në fjalën e tij se imzot Rrok Mirdita promovoi
vlerat e paqes e vëllazërimit. “Imzot Rrok Mirdita nuk i shërbeu vetëm
katolikëve shqiptarë, por dhe harmonisë fetare”, tha kreu i shtetit. Edhe Bashkësia
Islame e Kosovës ka ngushëlluar Kishën Katolike të Shqipërisë,
mesharët
dhe gjithë besimtarët katolikë, për humbjen e prijësit të devotshëm e të
përkushtuar ndaj fesë, popullit e atdheut. “Arqipeshkivi Rrok Mirdita ka qenë
një njeri i përkushtuar, i urtë dhe i devotshëm, që ka kontribuar në
fisnikërimin e popullatës, kultivimit e dashurisë, respektit, tolerancës e
mirëkuptimit ndërfetar e ndërnjerzor”, thuhet në telegramin ngushëllues të
BIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen, pasi qëllimi ynë është të largojmë Albin Kurtin prej pushtetit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të …