Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe Suella Braverman quajti disa prej emigrantëve si “kriminelë shqiptarë”, por statistikat e reja nga “Home Office” dëshmojnë se ka vetëm një diferencë të vogël midis numrit të shqiptarëve dhe afganëve që udhëtojnë përgjatë Kanalit Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu shkruan media britanike “Huffington Post”, sipas së cilës, duke zbërthyer numrin e mbërritjeve me varka të vogla sipas kombësisë midis janarit dhe qershorit të këtij viti, Home Office zbuloi se kishte 2,165 refugjatë shqiptarë dhe 2,066 afganë. Megjithatë, qeveria ka qenë e vendosur të kritikojë vetëm refugjatët shqiptarë kohët e fundit në përpjekjen e saj për të luftuar azilkërkuesit që vijnë në brigjet britanike. Mbretëria e Bashkuar çeli zyrtarisht skemën e saj të zhvendosjes së qytetarëve afganë në janar të këtij viti, me qëllim që t’u jepte përparësi atyre që e kanë ndihmuar Mbretërinë e Bashkuar në Afganistan dhe që kanë mbrojtur vlerat demokratike. Në gusht 2022, Mbretëria e Bashkuar kishte marrë zyrtarisht rreth 21 mijë 500 afganë përmes rrugëve zyrtare. Pavarësisht se Shqipëria ka pasur vetëm 100 emigrantë më shumë se Afganistani gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, shqiptarët janë përballur me kritikat më të shumta në javët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …