Nisma për Kosovën e konsideron si të pabazë ngritjen e aktakuzës për krime Lufte nga ana e Prokurorisë Speciale kundër kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj. Deputeti, Enver Hoti ka thënë për mediet se kjo lëndë është trajtuar dy herë nga UNMIK-u dhe njëherë nga Gjykata e Hagës dhe ka rënë si rezultat i mungesës se provave. Është i pabazë fajësimi i Limajt për mos parandalimin e vrasjeve duke shtuar se për këto vrasje ekziston një komunikate ku Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte marrë përgjegjësinë. Është absurd një pretendim i tillë, përderisa Prokuroria nuk ka emra të vrasësve dhe nuk dihen kryesit e veprës. Si ka mundur Limaj ta parandalojë vrasjen e tyre kur ekziston në një komunikatë për mes së cilës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka marrë përgjegjësinë.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …