Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth dialogut me Serbinë. Ishte parashikuar që sot në Bruksel të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, kjo pasi që Serbia po insiston në marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa Kosova vazhdon qëndrimin e saj, që kjo temë është mbyllur me kohë. Pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar rreth dialogut dhe mosshkuarjes së Kosovës në Bruksel. Sipas tij, në rast se ngec procesi i dialogut atëherë siç theksoi Hoti, kjo do të ndodhë për shkak të Qeverisë së Serbisë dhe jo për shkak të Kosovës, pasi që sipas tij, Kosova është e gatshme që procesin e dialogut ta çoj përpara dhe ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por që pala serbe po e pengon një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …