Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me vizitën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi në Ujman. Veprimin e tillë të të parit të vendit, Hoti e quan krekosje. Nëpërmjet një shkrimi ai ka kërkuar zgjedhje të reja. Ndërkohë, sipas tij, aventurat me pazare të Thaçit kanë marrë fund. “Aventurat per te bere pazar me territor kane marre fund. Kot jane krekosjet me skafe, perkrah njerezve te organeve te sigurimit. As ne kete perberje te Kuvendit, e aq me pak ne perberjen e re te tij, pazaret personale per territore nuk kalojne. Tani eshte koha qe procesi te vihet ne binare normal. Duhen zgjedhje te reja, te cilat nxjerrin qeveri legjitime, e cila perfaqeson interesat e Kosoves ne bisedimet e Brukselit. Vetem keshtu marreveshja do te jete ne favor te Kosoves dhe te ardhmes se saj euro-atlantike. Kuvendi duhet te mblidhet dhe ta shperbeje veten sa me pare. Presidenti Hashim Thaçi vizitoi sot veriun e vendit derisa në Prishtinë u protestua kundër idesë së tij për shkëmbim territoresh. Protesta e organizuar nga Vetëvendosje nuk u përkrah nga partia e Hotit”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …