Ministri i Financave në Qeverinë
e Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në seancën e së hënës, Kuvendi do
të miratojë në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave
Publike. Kjo, sipas tij, do të mundësojë ndryshimin e rregullës fiskale, duke i
krijuar terren Qeverisë që të hyjë në hua tek institucionet financiare ndërkombëtare.
Me këto kredi, sipas ministrit Hoti, do të financoheshin projektet e mëdha
kapitale, siç janë sistemet e ujitjes së tokave bujqësore, hekurudhat, rrjeti
energjetik si dhe projekte të tjera strategjike. Ai ka bërë të ditur se Kosova është
në pozitë mjaft të volitshme sa i përket borxhit publik, që i mundëson asaj të
marrë kredi vetëm për qëllime zhvillimore. Sipas ministrit të Financave në
Qeverinë e Kosovës, borxhi aktual është rreth 728 milionë euro ose 12.6 % e
Bruto Prodhimit Vendor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …