Kryeministri Hoti, ministri Zemaj dhe përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës janë pajtuar për pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore të Republikës së Kosovës, në sistemin primar, sekondar dhe terciar, deri në fund të vitit 2020, bazuar në ligjin AntiCovid. Duke marr në konsideratë mundësitë financiare që Qeveria e Republikës së Kosovës ka në këtë periudhë, për të mbështetur të punësuarit në sistemin publik shëndetësorë, palët u morën vesh që pagesat shtesë për muajit shtator-dhjetor të jenë si në vijim: për mjekët – 250 euro në muaj, për infermierët – 150 euro në muaj dhe stafin mbështetës – 100 euro në muaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …