Duke komentuar deklaratën e kryeministrit, Albin Kurti mbi mundësinë e luftës së Serbisë kundër Kosovës, ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. “Gjithmonë nëse nuk zbatohen politikat e duhura, nëse nuk lëvizet më shpejt drejt integrimit evropian dhe nëse nuk zgjidhen mosmarrëveshjet ekzistuese. Disa politikanë që e përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje. E bëjnë për të zhvendosur vëmendjen e opinionit nga kriza energjetike, inflaconi i lartë e pakënaqësitë sociale. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë në NATO. Ndërkaq, NATO-ja është e vendosur në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Serbia është e rrethuar me anëtarë të NATO-s” ka shkruar ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
