Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar se doganat pritet të përmbyllin vitin me të hyra mbi 1 miliardë euro, ndërsa vetë ATK-ja me 393 milionë euro. Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, mbesin arkëtuesit kryesorë të buxhetit të Kosovës. Këtë vit këto dy institucione pritet të mbledhin shumë më shumë të hyra se sa vitin paraprak. Këtë vit rritja ekonomike do të jetë mbi 4 për qind si rezultat i reformave fiskale që Ministria e Financave ka ndërmarrë gjatë vitit. Në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të pakos fiskale , ku parashihet zgjerimi i listës për lëndët e para për lirim nga tatimi, ka thënë mes tjerash ministri, Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …