leoni

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Hoti: Dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit

Ish-kryeministri, njëherësh deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti deklaron se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit. Ai thotë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale. “Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike. Kjo është arsyeja që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur kjo qeveri ka nisur punën. Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …