Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka nënshkruar Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit, për të cilën e ka quajtur hap të rëndësishëm në zbatimin e reformës në administratën shtetërore. Edhe pse nuk ka dhenë detaje për këtë rregullore, Hoti ka thënë se organizimi i ri në Zyrën e kryeministrit do të jetë “në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative”.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …