Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Hoti: Është hera e parë që buxheti nuk aprovohet brenda afatit ligjor 31 dhjetor, kjo është mungesë legjitimiteti

Ka reaguar LDK-ja, përmes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, pas njoftimit të kryeministrit Haradinaj se buxheti  do të votohet në javën e tretë të janarit“Nuk mundet kryeministri të deklarohet për këtë çështje. Në momentin e dorëzimit të çdo projektligji në Kuvend, është përgjegjësi e Kuvendit të procedojë në përputhje me Rregulloren e Punës”, ka thënë ai. “Është hera e parë që buxheti nuk aprovohet brenda afatit ligjor 31 dhjetor. Kjo është mungesa e legjitimitetit, që e kemi theksuar nga prill i këtij viti, ku Qeveria nuk i ka votat minimale në Kuvend për të funksionuar. Mungesa e legjitimitetit ka bërë që të gjitha seancat e sesionin vjeshtor 2018 të Kuvendit të Kosovës, gjithsej 11 seanca, të mbesin të hapura. Ky është qyqarllëk i koalicionit PAN. Këta nuk kanë zotësi të qeverisin me vendin në mënyrë demokratike. E në anën tjetër, nuk kanë guxim të ballafaqohen me qytetarët dhe të japin përgjegjësi. Këta qyqarë po e mbajnë vendin peng, duke bërë pazare me PSD-në me buxhetin e shtetit vetëm për të qëndruar në pushtet”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …