Hoti: Nuk do të ketë zgjidhje që lë problemin hapur, as pazare e koncesione me Serbinë por njohje reciproke

Hoti: Është jonjerëzore të diskutohet për kryetarin, derisa Hashim Thaçi është ende në zyrën e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke komentuar mundësinë e përfshirjes së Partisë Demokratike të Kosovës, në koalicionin qeverisës, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim në skenën politike. Sipas tij, Qeveria është me kapacitete të plota duke e kryer punën, siç është edhe presidenti. I pyetur nëse PDK mund të bëhet pjesë e Qeverisë, ka thënë se në këtë moment nuk mund të thotë asgjë. “Nëse krijohet një situatë e re ku presidenti jep dorëheqje, ku nuk do ta doja këtë, atëherë janë dy mundësi ose forcat të bëhen bashkë e të zgjedhin presidentin ose vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, tha ai duke shtuar se ai nuk ka asnjë preferencë në këtë aspekt. Ai shtoi se është jonjerëzore të diskutohet për kryetarin, derisa Hashim Thaçi është ende në zyrën e presidentit.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …