Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se sot do ta dorëzojnë kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021. Sipas tij ky dokument duhet të reflektojë premtimet e koalicionit qeverisës PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind dhe premtimeve të tjera.
“Sot Grupi Parlamentar i LDK-së e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës. Në parim, , rritje të punësimit, investime në arsim e shëndetësi dhe premtime të tjera, të cilat premtime as për së afërmi nuk shihet se do të mund të realizohen. Ne do të kërkojmë përgjigje për secilën pikë të këtij dokumenti se përse nuk reflekton premtimet elektorale të koalicioni PAN. Duhet të mësohet secili politikan se nuk ka më hapësirë në politikë për mashtrime, fraza e premtime boshe gjatë fushatës, ndërkaq kur merret qeverisja harrohen të gjitha. Ne do të kërkojmë llogari në emër të qytetarëve për secilin premtim të koalicionit PAN”, ka shkruar Hoti.