Kryeministri Hoti

Hoti: Jemi duke punuar për të parandaluar migracionin ilegal, i cili po i dëmton kufijtë

Kosova po shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po merr pjesë në tryezën e organizuar nga MPB për shënimin e kësaj dite. Kryeministri Hoti tha se  kjo dukuri vazhdon të jetë ndër problemet që po ballafaqohen, por sipas tij do të trajtohet me prioritet nga qeveria. “Vazhdon të jetë ndër problemet që po përballemi të gjithë së bashku. Janë të mirëseardhura ndihmat që të parandalomë migracionin ilegal dhe rreziqet që na vijnë nga kjo dukuri. Kjo i dëmton edhe kufijtë tona dhe shoqëritë tona dhe u fuqizon grupet kriminale”. Qëllimi i kësaj tryezë është për fillimin e një bashkëpunimi ndër institucional për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …