Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka nënshkruar vendimin për reciprocitet ndaj Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit. Siç ka shpjeguar në një shkrim në rrjetin social Facebook, ky vendim vjen pas refuzimit të Serbisë për të njohur certifikatat e shoferëve dhe automjeteve nga Kosova që bartin materie të rrezikshme. Sipas këtij vendimi, Kosova nga sot nuk do t’i njoh dokumentet e njëjta të lëshuara nga Serbia. Vendimi ka nisur të zbatohet nga Doganat e Kosovës që nga ora 24:00 e mbrëmjes së djeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …