Hoti kërkon votën në Besianë për kryeministër

Hoti kërkon votën në Besianë për kryeministër

Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, në hapjen e fushatës në qytetin e Besianës ka thënë se është i nderuar që ka marrë besimin për të udhëhequr listën e këtij koalicioni. Ai ka thënë se nga Besiana do të nisin rrugëtimin e ri, atë të fitores. Hoti ka thënë se më 11 qershor do të fitojë koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Ai ka kërkuar nga qytetarët e Besianës që ta mbështesin më 11 qershor këtë koalicion. “Kam nderin që kam marrë besimin për t’i prirë kësaj liste”, ka thënë Hoti. Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa u ka thënë qytetarëve të Besianës që mos të mashtrohen nga premtimet e koalicionit PDK-AAK-Nisma. “Unë kërkoj nga ju që mos të mashtroheni nga premtimet boshe”, është shprehur Hoti, duke shtuar se ky koalicion do të ndërtojë një shtet funksional. “Dilni e votoni më 11 qershor”, ka theksuar Hoti.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …