Ish deputeti i Kuvendit nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti ka shfaqur bindjen e tij se komisionarët e partive tjera kanë bërë tjetërsim të votave por pas rinumërimit të tyre Nisma do të ketë ngritje të dukshme. Ai ka shtuar më tutje se rinumërimi i 530 vendvotimeve vetëm se do ta rrisë Nismën. “Nisma është e bindur se rinumërimi i votave do ta kthejë të vërtetën. E vërteta është brenda kutive. Ne jemi të bindur se partitë tjera kanë bërë manipulime të votave, tjetërsim të votës në raport me Nismën dhe ne po e presim rinumërimin dhe jemi të bindur se do të ngrihemi dukshëm nga rezultatet preliminare, që i ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.. Sipas të dhënave tona dhe informacioneve, Nisma edhe tani e ka kaluar pragun, por ne presim që të rritet edhe më tutje nga rinumërimi, sepse po shihet një proces i deformuar nga komisionarët e papërgjegjshëm, sigurisht të nxitur nga subjektet e partive politike, ka deklaruar më tutje ish deputeti i Kuvendit nga Nisma për Kosovën, Enver Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …