Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mori pjesë sot në konferencën për lansimin e rezultateve të Anketës Globale të Treguesve të Shumëfishtë 2020. Anketën ai e cilësoi si ndihmë konkrete që meriton vlerësim, ngaqë krijon pasqyrë të detajuar jo vetëm për fëmijët, por për mbarë shoqërinë tonë. “Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me tërë potencialin e vet të punojë për t’u siguruar fëmijëve tanë, pa dallim etnie, ngjyre e besimi, të gjitha mundësitë që t’i jetojnë dhe t’i shijojnë të drejtat që u takojnë dhe u garantohen edhe me legjislacionin në fuqi” , theksoi kryeministri. Hoti, poashtu theksoi se, ne si komb, kemi arsye të veçantë të krenohemi me nobelisten tonë të paqes, Nënën Terezë, pasi që ajo, në Kalkutën e largët punoi me vullnet dhe sakrificë të jashtëzakonshme për fëmijët dhe njerëzit e tjerë të braktisur të atij vendi. Sipas shëmbëllimit të saj, le të punojmë të gjithë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të mbarë botës, tha Kryeministri Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …