Zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti ka njoftuar se së shpejti vendi ynë do të furnizohet me 50 aspirator të rinj të cilët do të jenë në dispozicion për pacientët. Ai ka thënë se në Kosovë gjithsej janë 142 respiratorë, prej tyre 95 janë në sektorin publik dhe 47 në sektorin privat. E mira është që edhe sektori privat ka shprehur gatishmëri që ta ndihmojë sektorin publik dhe çdo aset, infrastruktura shëndetësore, resurset humane të këtij sektori mund të përdoren në rast nevoje nga sektori publik gjatë gjithë kohës sa do të kemi nevojë për trajtim të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.“Prioritet përveç furnizimit me mjete mbrojtëse mbeten edhe pajisjet respiratorët e rinj dhe në këtë aspekt presim që gjatë këtij muaji eventualisht edhe gjatë muajit tjetër të sigurojmë edhe 50 respiratorë të tjerë e madje edhe prej fondeve të BE-së ka diskutime të sigurohen edhe 30 respiratorë të tjerë që do të kishin përforcuar shërbimin e trajtimit të pacientëve me Covid-19”, ka deklaruar zyrtari për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …