Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi nuk ka mandat kushtetues për ta përfaqësuar Kosovën në procesin e dialogut. Ai ka përkujtuar më tutje se nuk ka mandat nga Kuvendi askush për të dialoguar në Bruksel përveç qeverisë duke shfrytëzuar Rezolutën e vitit 2011. Është momentum i jashtëzakonshëm tash për ta përmbyllur marrëveshjen me Serbinë duke qenë se kemi krah vetes SHBA_në dhe vendet kryesore të BE-së. Forcat kryesore politike në Kosovë duhet ta arrijnë konsensusin e nevojshëm që të paraqiten në këtë dialog me një platformë, ka thënë në mes tjerash shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti. Ai ka shtuar më tutje se forcat politike duhet të arrijnë një konsensus për tu paraqitur me një platformë të qartë politike në këtë proces.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …