Hoti

Hoti: Kryetarja Osmani dhe kryeministri Kurti janë pajtuar për autonomi për serbët

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se kryetarja, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti janë pajtuar që serbëve të ju jepet autonomi. Duke iu referuar një lajmi në Fox News, ku thuhej se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi kërkoi njohjen ‘de facto’ dhe autonomi për serbët, ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë kryeministri Kurti dhe kryetarja Osmani, le ta demantojnë. “Von der Leyen tha se Serbia duhet ta njohë de fakto Kosovën si një vend të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën. Kjo do të përmbushte në mënyrë efektive angazhimet e mëparshme të Serbisë dhe Kosovës të negociuara në fillim të këtij viti, por ka pak shenja që secila palë në të vërtetë synon të vazhdojë më tutje. Nëse nuk është e vërtetë kjo që ka thënë znj. Ursula von der Leyen, Kryeministri dhe Presidentja duhet ta demantojnë menjëherë. Është obligim i juaj, dilni dhe sqaroni qytetarët”, ka shkruar mes tjerash, ish kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …