Hoti: Kurti ka ikur nga flamuri kombëtar kur është dashtë ta mbronte atë, ndërsa sot e përdorë për kalkulime politike

Andin Hoti: Albin Kurti e mban në xhep Flamurin për ta përdorur sa herë t’i duhet për kalkulimet e tij politike

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, është përfshirë në debatin e ashpër mes Kadri Veselit e Albin Kurtit. “Flamuri kombëtar është simboli më i shenjtë i historisë tonë të lavdishme dhe nuk është e lavdishme që ai të përdoret si kartëmonedhë politike ka shkruar ai duke nënvizuar se Albin Kurti e ka trajtuar gjithmonë si të tillë flamurin, duke manipuluar me ndjenjat e qytetarëve. Flamuri mbrohet deri në flijim kur është në rrezik, kurse në liri dashuria dhe respekti për të manifestohet me angazhim dhe përkushtim ndaj interesave të vendit. Albin Kurti kishte ikur nga Flamuri kombëtar kur duhej ta mbronte atë, ndërsa tani e mban në xhep, për ta përdorur sa herë t’i duhet për kalkulimet e tij politike, ka shkruar mes tjerash, Andin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …