Lidhja Demokratike e Kosovës e ka mirëpritur qëndrimin e Gjermanisë dhe Austrisë, kundër idesë së Thaçit për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Nga kjo parti kanë deklaruar se do të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga të gjitha vendet mike për të mbrojtur territorin e vendit. Por, nuk janë deklaruar nëse do të mbështesin protestën kundër kësaj ideje. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se LDK-ja e ka mirëpritur deklaratën e e qartë të Gjermanisë dhe Austrisë, të shprehura nga ministrat e jashtëm të të vendeve, kundër eksperimentit të shkëmbimin të territoreve. Gjersa, ka vlerësuar kontributin e këtyre dy vendeve për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Por, ai nuk ka përmendur fare nëse do të mbështesin protestat që janë paralajmëruar për këtë çështje, ashtu sikurse kishte deklaruar bashkëpartiakja e Hotit, Vjosa Osmani. Hoti ka thënë se të vazhdojnë të kërkojnë mbështetje nga të gjitha vendet mike për të mbrojtur territorin e vendit. “Do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje tek të gjitha vendet mike për të konsoliduar shtetin e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008, e jo për të copëtuar atë”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …