Shefi i Grupit të Deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij është bërë gardiane e shtetit, duke e ruajtur Kosovën nga veprimet e dëmshme të Qeverisë dhe Presidentit. Hoti, përmes një postimi ka thënë se disa hulumtime të pavarura kanë treguar se LDK-ja po merr mbështetje më të madhe nga qytetarët, me diferencë të konsiderueshme nga partia e dytë. Hoti më tej ka numëruar nismat që ka ndërmarr partia e tij, për të penguar dhe parandaluar procese, të cilat ai i ka quajtur të dëmshme për shtetin. Është e qarte se qytetaret e Kosovës mbështesin plotësisht politikat e LDK-se. Ne do te avancojmë veprimet tona politike ne mbrojtje te shtetit te Kosovës dhe interesave të qytetarëve ka shkruar Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …