Gjykata e Apelit ia ka përgjysmuar dënimin prej 22 vjetësh që kishte marrë Gjykata Themelore në Prizren në 11 vjet kriminelit të luftës në Kosovë, Darko Tasiq. Të irrituar nga ky vendim krushjanët, familjarë të viktimave të Tasiq, kanë protestuar dje kundër këtij vendimi. Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka reaguar sot përmes një statusi në rrjetin social, duke u shprehur se gjenocidi nuk falet. “Krimi NUK falet! Gjenocidi NUK falet! Vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve e burrave NUK falen! Djegia e trupave dhe hedhja në lumë NUK falen! Djegia e shtëpive NUK falet! Dëshmitarët kanë dëshmuar se ata panë Tasic dhe babanë e tij duke drejtuar një kamion portokalli që mbante trupa të pajetë, duke i vënë flakën dhe duke e shtyrë atë në Lumin Drini pas masakrës në Krusha e Vogël në Mars 1999. Mjafton loti i atyre nënave për 21 vite me radhë, që krimineli Darko Tasic të dënohej me burg të përjetshëm! Lëre më krimet e dëshmuara të tij, ndaj familjarëve të këtyre nënave!”, ka shkruar ai.
Në foto 1 më 1998: Ragip Hoti (axha Dëshmor), Andin Hoti, Sejfullah Sejfullahu
Në foto 2 më 03 Dhjetor 2020: Fatos Malsori (djali i Dëshmorit Muhamet Malsori), Andin Hoti, Sejfullah Sejfullahu, Etrit Hoti (djali i Dëshmorit Ragip Hoti)