leoni

Hoti në Deçan: Ndihem mirë në mesin tuaj jam krenar me vullnetin e mësimdhënësve dhe drejtorëve

600 nxënës nga komuna e Deçanit, morën pjesë në garën nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik dhe në Dituri, mbi 150 nxënës ishin fitues në nivelin komunal dhe 12 nga ta në gara republikane. Për të diskutuar për këto suksese e po ashtu edhe sfidat, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hot, u takua me Kryetarin e Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, Drejtori i DKA-së Bekim Vishaj, me bashkëpunëtorë dhe drejtorët e shkollave. Kryetari Ramosaj, ndër të tjera tha se jam i kënaqur me gatishmërinë e DKA-së po ashtu dhe të drejtorëve për këto gara në nivel nacional, por kërkoi nga drejtorët dhe mësimdhënësit që edhe më tepër të shtohet niveli i cilësisë dhe pjesëmarrja në këto gara. Ndërsa koordinatori Hoti tha se: për këtë sukses të nxënësve padyshim që meritor është drejtoria komunale e arsimit së bashku me drejtorët e shkollave të kësaj komune të cilët ndihmuan që për herë të parë nxënësve t’u realizohet një e drejtë kushtetuese. Drejtori i arsimit, Bekim Vishaj, u shpreh se me vullnetin dhe punën e drejtorëve kjo garë do të vazhdojë të nxjerr në pah talente të rinj nga komuna e Deçanit. Koordinatori Hoti takimin e përmbylli duke ndarë mirënjohje në shenjë falënderimi për drejtorët dhe stafin e DKA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …